Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në këtë “8 Mars”, teksa ka uruar të gjitha gratë ka zgjedhur që të paktën për sot “të shkarkojë nga detyra”, Drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe në krye të këtij institucioni të vendosë një grua, Liljanën.

Sipas tij, Çako është zëvendësuar nga një grua. Shkarkimet janë bërë edhe në Drejtoritë Vendore të Policisë në të gjitha qarqet dhe për 24 orë Policia e Shtetit do të drejtohet nga gratë dhe vajzat

Për sot shkarkuam Haki Çakon. Emëruam Liljanën 🙂 Policinë në këto 24 orë do e drejtojnë Gratë dhe Vajzat! Nqs urimet e sotme do bëhen me shumë vëmendje për dhunën ndaj grave nesër e tutje, Shqipëria do bëhet më e mirë. #Gëzuar8Marsin

”, – shkruan Tahiri në profilin e tij në “Facebook”./tvklan.al