Saimir Tahiri ka shpjeguar edhe përmes një lidhje telefonike me emisionin “Opinion”, togfjalëshin e huazuar nga Kryeministri për të treguar se askush nuk do ta pengojë në rrugën për të gjetur drejtësisë. Me të njëjtin ton që e tha në dalje nga parlamenti, pasi shpëtoi mandatin e deputetit, i cili i digjej nëse nuk do të ishte i pranishëm në seancën e të enjtes, Tahiri e ripërsëriti duke shpjeguar se kujt i referohej kur i ndante disa në të nënës dhe disa të tjerë…

“Por kjo nuk do të thotë se Saliu dhe Luli do më bëjnë gjyqin moral. Unë kam të drejtën time të flas dhe kam bërë vetëm kaq.

Nëse unë jam një bir nëne që kam gjashtë muaj që duroj lloj lloj akuzash dhe shpifjesh në kurrizin tim. Ndërsa nga ana tjetër ka shumë lloj-lloj bij k**vash, në daç, po ta them që vuajnë varfërinë e këtij vend

“.

Tahiri nuk pranon se ka transmetuar mesazhe t

ë

koduara m

ë

k

ë

t

ë

shprehje, e aq m

ë

pak t

ë

sillte si nj

ë

form

ë

k

ë

rc

ë

nimi p

ë

r Kryeministri Rama.

Unë se kuptoj se pse hidhni fajin në arsyen se pse unë shkoj në Kuvend apo kam kërcënuar Edi Ramën. Pasi unë nuk e kam në kulturë një gjë të tillë. Është e drejta ime që të marrë fjalën time për të gjithë këta muaj që kam qëndruar në heshtje. Unë do vazhdoj të dëgjoj, siç kam dëgjuar Lulin dhe Saliun”.

Ish-ministri deklaron se do shfaqet sa herë që ka diçka për thënë ndërkohë që pret që drejtësia të zbardhë të vërtetën, që siç thotë është në anën e tij.

Tv Klan