Taksa rrugore që ka nisur të zbatohet në “Rrugën e Kombit”, me vendim të Qeverisë së Shqipërisë, ka ngjallur reagime te bizneset kosovare.

Kështu, disa prej kompanive nga Kosova kanë vendosur sot që të protestojnë në pikën kufitare të Vërmicës. Ata po shprehin pakënaqësitë e tyre lidhur me çmimin e vënë, duke i thënë se i dëmton që të operojnë në treg.

Kamionë të kompanive të ndryshme kanë ndaluar në rrugë në anën e territorit të Kosovës, duke refuzuar që të futën në pjesën e Shqipërisë, pasi nga kjo javë duhet të paguajnë ekstra taksa për hyrjen në autostradë. /

klankosova