Me ardhjen e Pranverës dhe çeljen e luleve, në Stamboll janë mbjellur numri më i madh i tulipanëve në botë. Sheshi Sulltan Ahmet, me rastin e Festivalit të Tulipanëve, është mbushur me rreth 565 mijë tulipanë me ngjyra nga me të ndryshmet. 

Lulet u vendosën në formën e një tapeti, i cili ka sipërfaqen më të madhe në botë, prej 1734 metrash katrorë dhe tulipanët ishin vendosur në mënyrë të tillë që ngjasojnë me motivet tradicionale të qilimave turkë.

Ky eveniment u mbajt për t’i kujtuar botës se tulipani është simboli i Stambollit. Megjithëse shumë mendojnë se kjo lule e ka origjinën në Holandë, ishin otomanët ata të cilët e sollën tulipanin në Evropë.

Klan Plus