Kualifikueseve të botërorit i kanë mbetur edhe 2 ndeshje në zonën Europiane. Shqipëria një nga takimet e ka me Italinë në Shkodër ku shpresohet edhe për një rezultat pozitiv meqë luhet në shtëpi. Por një mendim të kundërt ka presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavecchio që nuk i frikësohet kundërshtarëve të radhës në një deklaratë për “Radio Rai”.

“Kemi dy ndeshje të rëndësishme që shërbejnë për të na kualifikuar në play off. Unë mendoj se ndeshjet me Maqedoninë dhe Shqipërinë nuk besoj se do të kemi shumë probleme.”

Italia duhet të marrë një barazim që të sigurojë matematikisht vendin e dytë, diçka që mund ta arrijë që në përballjen me Maqedoninë më 6 tetor në Torino.

Nga ana tjetër për Shqipërinë një rezultat pozitiv në një nga dy ndeshjet e fundit ishte një mundësi për të siguruar më lehtë vendin e tretë, pa parë ndeshjet e Izraelit që ndodhet 4 pikë larg. Një lajm i mirë për Kombëtaren është edhe kthimi në fushat e lojës i Bekim Balajt. Ky i fundit mund të jetë një alternativë më shumë në sulm për Christian Panuccin.

Tv Klan