Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pasditen e sotme ka vendosur kurora me lule tek shtatorja e Ismail Qemalit . Në një deklaratë për mediat Basha tha se: “Në këtë orë, 104 vjet më parë Ismail bej Vlora, shpalli Pavarësinë e Shqipëri së. Bashkë me një grup patriotësh realizoi ëndrrën shumëshekullore të shqiptarëve për Liri dhe Pavarësi”.

Gjithashtu Basha tha se, duke nderuar veprën e pavdekshme të babait të Pavarësisë dhe bashkëluftëtarëve të tij, sot dua në emrin tim dhe në emrin e gjithë demokratëve shqiptarë, t’iu bëj thirrje bashkatdhetarëve tanë kudo që ndodhen. Të bashkohemi për të realizuar një Shqipëri të ëndrrave, shpresave dhe mundësive për të gjithë”.

Tvklan.al