Në kategorinë e  “Big International Artist” për festivalin “Kënga Magjike” u prezantua këtë të diel  grupi italian “Le Deva”.  Ky është i  vetmi kuartet pop italian i përbërë vetëm nga femra. Ato janë të katërta shumë të suksesshme dhe kur këndojnë se bashku duket se janë një trup i vetëm.

Le Deva vjen për të konkurruar në “Kënga Magjike” me këngën “Giura Giuda”, një këngë kjo që sipas tyre, është për maskat që vendos secili si edhe për tradhtitë dhe mesazhi që ato sjellin është se duhet t’i heqim maskëm së keqes.

Ardit Gjebrea: Emri i grupit tuaj Le Deva i referohet shpirtrave të natyrës, pjesë e mitologjisë së popujve të ndryshëm, përkatësisht ju plotësoni katër elementë, uji, toka ajri dhe zjarri. Cila nga ju është cila?

Greta: Unë jam uji.

Laura: Unë jam zjarri.

Verdiana: Unë jam ajri.

Roberta: Ndërsa unë jam toka.

Ardit Gjebrea:  Ju ndoqa edhe në prova dhe duket se ju bëheni një trup i vetëm, si ka ardhur kjo kimi mes jush?

Verdiana: Jemi katër pjesë të një pazëlli që së bashku përbëjnë një portret, një pikturë perfekte. As ne nuk dimë  si ta  shpjegojmë se si na erdhi kjo gjë. Jemi bashkuar katër vite më parë dhe që prej katër vitesh ne jemi si katër motra.

Ardit Gjebrea: Kënga “Giura Giuda” çfarë mesazhi i sjell njerëzimit?

Laura: Është një këngë që flet për maskat, maskat që shpesh herë ne i vendosim dhe i lëmë në komodinat tona para se të flemë dhe flet mbi të gjithë për tradhtinë, që nuk është si tradhtia klasike. Siç është tradhtia në dashuri, por është edhe tradhtia e një miku, apo që ja bëjmë vetes sonë. Është të çjerrim maskën e Judës.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë cila nga ju do të kthehej më me shumë qejf në Shqipëri?

Greta: Pas kësaj mikpritje të jashtëzakonshme duam t’ju bëjmë komplimente sepse jeni të mrekullueshëm dhe mikpritja juaj pas kamerave, në dhoma pas kuintave, nuk e kam parë asnjëherë këtë mikpritje. Një qytet i mrekullueshëm! Ushqimi nuk ka të sharë. Kështu që unë do kthehem. Do kthehemi me shumë kënaqësi të katërta. /tvklan.al