Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e 6 deputetëve të PD për të çregjistruar Lulzim Bashën si kryetar të kësaj force politike.

Mësohet se gjyqtari Gentjan Marku vendosi mos të legjitimojë Këshillin e thirrur nga Gazmend Bardhi.

Kujtojmë se më 27 Korrik 2023, Këshilli Kombëtar i PD i thirrur nga Gazment Bardhi autorizoi një grup deputetësh që të kërkonin çregjistrimin e Lulzim Bashës nga regjistri i partive politike, bazuar edhe në vendimin e KAS për dorëheqjen e tij. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar u vendos po ashtu të anuloheshin zgjedhjet e datës 29 Korrik 2023.

Lulzim Basha dha dorëheqjen nga posti i kreut të PD më 21 Mars 2022 me argumentin se “ai hap do i shërbente bashkimit të demokratëve”. Mirëpo vitin e shkuar ai u rikthye në skenën politike duke organizuar takime me të rinjtë, pak para zgjedhjeve lokale të 14 Majit.

/tvklan.al