Strukturat e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në kuadër të festave të fundvitit  janë angazhuar maksimalisht për të përballuar fluksin  e hyrje -daljeve në të gjitha pikat e kalimit të kontrollit kufitar, porte dhe aeroprtin e Rinasit.

Në të gjitha pikat e kalimit kufitar, porte dhe në aeroport janë shtuar sportelet në hyrje dhe në dalje me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore duke eleminuar radhët e gjata.

Gjatë 48 orëve të fundit nga të gjitha pikat e kalimit kufitar ka patur fluks në hyrje dhe lëvizje normale në dalje konkretisht:

Kanë hyrë  109 598 shtetas shqiptarë dhe të huaj si dhe 26.892 mjete; Kanë dalë 69 476 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 18 965 mjete.

Gjithashtu, gjatë 48 orëve të fundit kanë hyrë në vendin tonë edhe 11.346 turistë të huaj  nga vende të ndryshme, të organizuar në grupe dhe shoqata, me destinacione të ndryshme në vendin tonë.

Po në kuadër të masave, Policia Kufitare ka shtuar prezencën policore edhe në patrullim në kufirin e jeshil dhe atë blu, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e çdo veprimatrie kriminale që mund të tentohet të kryhet nëpërmjet kufirit jeshil apo atij blu.

/tvklan.al