Të shtëna më armë zjarri raportohen të kenë ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Shkodër. Sipas gazetares Emi Kalaja persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të një makine në lagjen Prek Cali.

Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë të ditur për gazetaren se autorët lëvizin me makinë, ndërsa mjeti ndaj të cilit qëlluan ishte i parkuar.

Sipas të njëjtave burime, objektiv i autorëve dyshohet të ketë qenë një Touareg i zi me targa angleze, megjithatë për momenti identiteti i pronarit të saj nuk dihet. Mësohet se plumbave nuk i ka shpëtuar edhe një Benz që ndodhej aty pranë.

Policia mësohet se ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar./tvklan.al