Mesfushori flet për gjendjen e ekipit pas humbjes me Erzenin dhe tregon pritshmëritë për këtë sezon

Mesfushori Bruno Telushi kërkon reagimin nga Partizani në takimin e javës së pestë të kampionatit kundër Kukësit në transfertë.

“Të kuqtë” do të luajnë më datën 19 Shtator kundër verilindorëve në “Kukësi Arena”.

Kryeqytetasit u mundën nga Erzeni në sfidën e fundit, duke pësuar humbjen e parë pas tri fitoreve.

Telushi gjykon se humbja e fundit e ka sjellë ekipin me këmbë në tokë.

31-vjeçari mendon se ecuria e Partizanit ka qenë shumë e mirë dhe është në rrugën e duhur për të vazhduar përpara.

Ai shpreson që skuadra t’i rikthehet sukseseve në përballjen e radhës kundër verilindorëve.

Telushi thekson se Partizani ka si objektiv titullin kampion.

Mesfushori 31-vjeçar pret më shumë nga vetja në këtë sezon, e zotohet se do të bëjë gjithçka për të ndihmuar ekipin.

Klan News