Policia e Shtetit në disa raste ka ndihmuar të moshuar të ndryshëm apo të pastrehë, për t’i shpëtuar të ftohtit dhe temperaturave të ulëta të këtyre ditëve.

Në Tiranë, policia iu ka dhënë ndihmë 19 personave të pastrehë, duke i sistemuar, në ambientet e policisë, apo në qendra të ndryshme sociale.

Në Shkodër, policia ndihmoi një të moshuar të pastrehë duke e sistemuar në ambientet e Komisariatit të Policisë në këtë qytet.

Në Dibër po ashtu një i ri i pastrehë është sistemuar në ambientet e Komisariatit të Policisë.

Tv Klan