Tiranë | Shkon në 44 numri i personave të arrestuar “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë.

Gjatë 24 orëve të fundit, 4 shtetas janë arrestuar, përkatësisht shtetasi me iniciale E.R. 19 vjeç, i cili u konstatua për mosrregullim shpejtësie, shtetasi M.S. 52 vjeç, i cili u konstatua duke përdorur aparatin celular, shtetasi T.K. 35 vjeç, i cili u konstatua pa vendosur rripin e sigurisë, si dhe shtetasi N.Sh., 19 vjeç i cili u konstatua për mosrregullim shpejtësie.

Të kapur në shkelje, këto shtetas kanë tentuar t’i ofrojn punonjësit të Policisë së Shtetit ryshfet. Policia njofton se lufta kundër këtij fenomeni do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë./tvklan.al