Uragani Irma ka humbur forcën e tij, duke u kthyer në një stuhi të katëgorisë së parë. Megjithatë, erërat vijojnë të kenë forcë të qëndrueshme, duke arritur deri në 137 kilometra në orë.

Më shumë se 3.4 milionë familje në Florida janë pa energji elektrike, ndërsa Miami është zgjuar nën ujë. Disa raportime flasin për të paktën tre viktima të shkaktuara nga stuhitë e forta, por të dhënat mbeten për t’u konfirmuar.

Uragani Irma ndoqi një rrugë shkatërruese përgjate 10 vendeve. Dëmet më të mëdha u regjistruan në Karaibe, ku të paktën 28 persona humbën jetën.

Presidenti Donald Trump miratoi ndihmat federale për Floridën, duke e përshkruar stuhinë si një “përbindësh të madh”.

Në orët e vona të së hënës, Irma pritet të dobësohet në një stuhi tropikale përgjatë Floridas së Jugut dhe Georgias.

Tv Klan

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”373″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]