Tërmete të njëpasnjëshme kanë goditur pjesën perëndimore të Indonezisë gjatë mbrëmjes së djeshme.

Tërmeti i parë që goditi vendin ishte me magnitudë 4.5 në një thellësi prej 50 kilometra. Dyzet (40) minuta më vonë një tërmet i dytë 7.3 ballë goditi përsëri në një thellësi prej 105 kilometra. Një tjetër tërmet 6.9 ballë ra pak minuta më vonë në një thellësi 107 kilometra.

Autoritetet indoneziane lëshuan paralajmërim për cunami në tre provincat e “West Java”, “Central Java” dhe “Yogyakarta” pas tërmetit të dytë. Megjithatë, paralajmëri për cunami u hoq mëngjesin e sotëm. Mediat raportojnë se dy persona humbën jetën nga lëkundjet e forta sizmike, ndërsa 7 të tjerë u plagosën. Më shumë se 100 objekte janë dëmtuar. /

tvklan.al