Skënderbeu kërkon t’i largohet fundit të tabelës

Jashtë fushe për shkak të rinovimit të stadiumit “Niko Dovana”, Teuta do të përpiqet që ndaj Skënderbeut të mbajë ritmin e skuadrave kryesuese pasi po largohet gjithnjë e më shumë nga kreu i renditjes, kampionët në fuqi përballen me Skënderbeun që në fillim të këtij muaji mori fitoren e parë në këtë sezon të kampionatit.

Korçarët nga ana tjetër mbijetuan me karakter në sezonin e shkuar dhe këtë vit po ashtu po luftojnë me fantazmën e rënies nga kategoria.

Ndeshja mes këtyre skuadrave është parashikuar të luhet në stadiumin e Kamzës.

Tv Klan