Korçari pason të shkarkuarin Renato Arapi në stolin e durrsakëve



Bledi Shkëmbi do të jetë trajneri i ri i Teutës. Ish-trajneri i Dinamos ka rënë dakord për të marrë drejtimin e skuadrës bregdetare, duke u rikthyer kështu në stolin e durrsakëve pas 3 vitesh. Ish-kapiteni i Skënderbeut do të ketë një mision tejet të vështirë te Teuta, e ndërtuar për të luftuar për titullin kampion, megjithatë misioni minimal mbetet kualifikimi në Kupat e Europës.

Shkëmbi ka veshur edhe fanellën e skuadrës durrsake, teksa tashmë rikthehet në stolin e Teutës pas eksperiencës jo shumë të mirë te Dinamo. Largimi i tij nga stoli i ‘bluve’ erdhi për shkak të rezultateve të dobëta, teksa prej shkurtit të këtij viti kishte mbetur pa skuadër. Në stolin e durrsakëve, Shkëmbi pason të shkarkuarin Renato Arapin. Teuta aktualisht qëndron në vendin e parafundit të Superligës me 2 pikë pas tre javëve të para.

Klan News