Thahen edhe pishat e Lungomares

Thahen edhe pishat e Lungomares

16:22 09/04/2017 https://youtu.be/PZyKsoQht8E

Ka pak kohë nga dita kur këtu në Lungomare u mbollën pishat. Pas tharjes së palmave, kjo ishte pema që u përzgjodh për bregdetin e Vlorës. Por siç tregojnë dhe pamjet, numri më i madh i këtyre pemëve janë tharë.

Për vlonjatet ky investim është i shkruar dëm. Ata thonë që e dinin fundin e tyre që në fillim, por për ketë nuk i ka pyetur kush.

Punimet për Lungomaren janë vonuar. Dhe pse duhej që investimi të përfundonte për sezonin turistik, kjo ka pak gjasa të ndodhë.

Ambasadorja e BE, Vlahutin, shkoi vetë në Vlorë për të parë nga afër atë që po ndodh aty. Ajo foli për vonesa në pjesë të ndryshme të projektit./ TV KLAN

 

 





Të ngjashme