Efektivët e Mirditës në bashkëpunim me ata të Lezhës kanë bërë të mundur zbulimin 19 kilogramëve kanabis, ndërsa kanë arrestuar edhe pronarin e saj.

Burime zyrtare sqarojnë se pas marrjes së informacioneve në rrugë operative, u bë i mundur arrestimi i Pavlo Ndrecës, një 30 – vjeçar me banim në Mirditë.

Ndalimi i tij u bë pasi, nga kontrolli i ushtruar në një magazinë pranë banesës së tij, u zbuluan 4 thasë me kanabis./tvklan.al