Industrialistët italianë, që zhvillojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri, kanë ngritur degën e Konfindustria Albania, një strukturë që do të ndihmojë në nxitjen e investimeve nga shteti fqinj, të paktën këtë shpreson Kryeministri, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e organizuar për këtë rast.

Për të tërhequr vëmendjen e investimeve të huaja në vendin tonë, Kryeministri rendit si një avantazh mundësinë e zgjerimit në të gjithë rajonin e Ballkanit dhe këtë do ta ndihmojë dhe heqja e barrierave tarifore për të gjithë këto vende.

Në fund, të gjitha ndërmarrjet që i janë bashkuar kësaj nisme, nënshkruan aktin zyrtar të themelimit të Konfindustria Albania.

Tv Klan