Kristiano Ronaldo mendon se Manchester United duhet që të luftojë për titullin kampion dhe nëse renditet më poshtë se sa vendi i tretë, atëherë sezoni duhet të quhet dështim.

Ikona e “Djajve të kuq” ka ardhur në “Old Trafford” për të fituar, ndryshe nuk do ta kishte lënë Juventusin.

Dëshira e portugezit do të ishte që ekipi të luftonte për titull në këtë sezon, por aktualisth United gjendet 22 pikë pas kryesueve të Premier Ligës, Sitit.

“Manchester United duhet që të fitojë kampionatin, ose të dalë i dyti apo i treti në renditje. Të jem i sinqertë, nuk shikoj pozicione të tjera për këtë skudër. Nuk e pranoj që pretendimet tona të jenë më pak se sa tri vendet e para në Premier Ligë. Kam  ardhur këtu që të përpiqem të fitoj, të konkurroj. Mendoj se ne jemi një ndër ekipet më të forta, por ende nuk jemi në nivelin tonë më të mirë. Do shumë që të përmirësohemi dhe unë mendoj se nëse ndyshojmë mentalitetin, mund të arrijmë gjëra të mëdha”

“Djatë e kuq” kanë fituar 13 pikë nga 18 të mundshme pas ardhjes së trajnerit të ri Ralf Rangnik në ekip. Ylli portugez që ka shënuar 14 gola në 21 takime në këtë sezon, mendon se është momenti që ekipi të luftojë më fort dhe ta mbyllë vitin futbollistik afër kreut.

Ndërkohë që fansat i kërkojnë teknikut gjerman që ta bëjë portugezin kapitenin e ekipit. United gjendet në vend të shtatë në renditje.

Klan News