Moratorumi për trasportimin, therrjen apo tregtimin e gjedhëve vendas do të vijojë deri në vaksinim e të gjithë krerëve në të gjithë territorin për të mos lejuar përhapjen e sëmundjes së

Dermatozës Nodulare

.

Për të fashitur të gjitha abuzimet, vetë Ministri i Bujqësisë ka lajmëruar në një konferencë për shtyp se do të merren penalitete të rënda, si nga Autoriteti i Kujdesit Ushqimor apo Policia e Shtetit, për cilindo që shkel masat e vendosura në bashkëpunim me Bashkimin Europian.

Ministri e vlerëson situatën si emergjencë kombëtare ndaj dhe masat e marra, sipas tij janë drastike.

Aktualisht janë të identifikuara 278 krerë të prekura nga

Dermatoza Nodulare

dhe të gjithë në pjesën verilindore të vendit.

Tv Klan