tifozetNgjarjet e 14 tetorit në Beograd nuk janë harruar as nga shqiptarët, veçanërisht koret e tifozëve serbë. Në ndeshjen e basketbollit mes Pejës dhe malazezëve të Sutjeskës, tifozët e Pejës, në minutat e fundit të sfidës së vlefshme për Ligën Ballkanike thirrën njëzëri; Vrite Serbinë.

Kjo ka qenë edhe një kundërpërgjigje për takimin e parë të zhvilluar më 21 tetor në Nikshiq ku tifozët vendas nuk kursyen shqiptarët dhe thirrjet nacioaliste.

Ekipi i Pejës po përfaqësohet me sukses në Ligën Ballkanike të Basketbollit duke kryesuar Grupin A pas 6 sfidave. Me ekipin pejan aktivizohet lojtari i Kombëtares tonë Gerti Shima dhe një ish – kuqezi, Saimir Shaptahu.

Tv Klan