Një 12 – vjeçar është aksidentuar nga një automjet ditën e sotme në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30, në rrugën e “Durrësit”.

Burime të policisë njoftojnë se i lënduar ka mbetur këmbësori i mitur me iniciale A. C. Aktualisht, 12 – vjeçari mësohet se ndodhet në Reanimacionin e S.Q.U., në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e mjetit dhe po punon për kapjen e drejtuesit të tij./tvklan.al