Një ngjarje kriminale është parandaluar nga policia pas një telefonate të mbërritur në komisariatin nr 4.

Në pranga ka rënë Sali Mehmet Hasmeta, 49 vjeç, banues  në Surrel, Tiranë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ky person u ndalua pas një telefonate të marrë tek salla operative për konflikt në familje.

Menjëherë forcat e  policies kanë shkuar në banesën e tij në Surrel dhe kanë bërë të mundur arrestimin e tij.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e 49-vjeçarit, u gjetën dhe sekuestruan në cilesinë e provës materiale: Një automatik model 56 me një krehër me 30 fishekë, një pistolet e markës “Bereta” me një krehër me 5 fishekë, një qese e mbushur me si dhe 211 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Dhuna në familje”./tvklan.al