Triumfi i Interit në Serie A u festua edhe në Tiranë. Tifozët zikaltër ishin mbledhur në amfitetarin te Liqeni Artificial për të ndjekur derbin me Milanin, ku iu gëzuan golave të shënuar nga ekipi i zemrës.

Nuk kanë munguar dhe fishekzjarrët që krijuan atmosferë të veçantë. Ashtu si mbështetësit e tjerë në Itali dhe jashtë saj ata po prisnin me padurim sigurimin e titullit kampion që e prisnin prej vitit 2021.

Tv Klan