Një tjetër shqiptar është arrestuar nga policia italiane, të cilit ju gjet në zotërim një sasi e konsiderueshme kokaine.

Në Rimini u arrestua 37-vjeçari me iniciale B.L në banesën e të cilit u sekuestruan 2 kilogramë kokainë. Droga ishte fshehur në brendësi të një dollapi të vendosur në tarracën e shtëpisë së tij. Policia gjeti gjithashtu edhe një shumë parash prej 1145 Euro.  Kokaina e sekuestruar kap vlerën e rreth 60 mijë Eurove, thonë autoritetet italiane.

Sipas hetuesve, 37-vjeçari shqiptar e shiste kokainën përmes dozave. Në banesë ju gjetën edhe sende e objekte që përdoreshin nga shqiptari për peshimin e drogës dhe paketimin e dozave.

Kujtojmë se një ditë më parë, në Itali u arrestua shqiptari Leonard Gjoka dhe e dashura e tij rumune Florina Catalina Ancuta, të cilët u kapën me 2 kg kokainë. /

tvklan.al