Gjykata e Durrësit ka lënë në qeli 5 të arrestuarit për tjetërsimin e 151 mijë metër katror tokë në Spitallë. Në burg do të qëndrojë edhe ish-drejtori i Kadastrës së qytetit Leonard Kadrimi si dhe dy ish-zyrtarët e tjerë të këtij institucioni.

Në masën ‘arrest në burg’ do të jenë edhe dy personat që kanë përfituar sipërfaqen e madhe të tokës ndërsa masa arrest në burg u dha në mungesë edhe për dy personat e tjerë të shpallur në kërkim.

Nën hetim për këtë çështje janë edhe 9 persona të tjerë. Sipas autoriteteve, ish-zyrtarët e Kadastrës së Durrësit kanë favorizuar dy përfituesit që përmes dokumentave të falsifikuara të bënin rregjistrimin e tokës. Arrestimet u bënë pas një hetimi 1-vjeçar.

Klan News