ballon d'or

Sot në mbrëmje në Zyrih do të njohim fituesin e Topit të Artë. Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar janë finalistët për këtë çmim të lakmuar.

Favorit është argjentinasi Messi, i cili pritet të marrë për herë të pestë titullin e futbollistit më të mirë në botë. Sulmuesi i Barcelona, pati një vit të suksesshëm me ekipin e tij duke fituar Champions League dhe Botërorin e Klubeve.

Një fakt për të përmendur është se këtë vlerësim zakonisht e kanë marrë sulmues, në 36 raste, 19 herë kanë triumfuar mesfushorë, 3 mbrojtës dhe vetëm në një rast një portier, Lev Jashin në vitin 1963.

Ceremonia do të nisë në orën 18:30.

Në këtë mbrëmje do të përcaktohet edhe trajneri më i mirë i vitit, ku në garë janë Luis Enrique, Jorge Sampaoli dhe Pep Guardiola.

Mes çmimeve të tjera janë formacioni ideal dhe goli më i bukur.

Pak ditë më parë në portalin online të UEFA u njoftua se fitues do të jetë Lionel Messi, por kjo mbetet për t’u parë në ceremoninë që zhvillohet në mbrëmje.

Tv Klan