Përbërësit:

500 gr luleshtrydhe

350 ml pana për ëmbëlsira

150 gr sheqer

lëng limoni

Një bustinë me vanilje

Xhelatinë

Pandispanjë

Përgatitja:

Luleshtrydhet dhe sheqerin dhe lëngun e limonit i bashkojmë bashkë në misker dhe krijojmë një masë.

Xhelatinë e vendosim në ujë të ftohtë për 10 minuta dhe kur të zbutet e fusim në një tenxhere me panën, në zjarr të ulët.

E përziejmë mirë deri sa të shkrijë. Më pas bashkojmë të dyja masat. Në një formë të posaçme shtrojmë masën dhe më pas i vendosim sipër pandispanjën.

E vendosim në frigorifer për të paktën 6 orë./tvklan.al