Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për 5 të rinjtë që u arrestuan dy ditë më parë në një parking në rrugën e Rinasit në tentativë për të shitur armë.

Ata kishin ardhur nga Shkodra në Tiranë duke trafikuar kallashnikovë dhe pushkë, armë të cilat do të shiteshin në kryeqytet.

Mes të arrestuarve është edhe një ish-police e burgjeve, Denisa Halilaj, e cila tha për hetuesit se nuk dinte asgjë për armët që ndodheshin në bagazhin e makinës.

Armët u gjetën në automjetin tip BMW, ndërsa një makinë e dytë shoqëronte grupin e 5 të rinjve.

Megjithatë, deri në sqarimin e ngjarjes, 22-vjeçarja do të qëndrojë në paraburgim së bashku me 4 miqtë e saj.

/tvklan.al