Pesë persona, mes të cilëve tre fëmijë kanë humbur jetën sot pasi janë kapur nga korrenti në një Aquapark në Turqi.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një park ujor në zonën Akyazi të provincës Sakarya, në veri-perëndim të Turqisë, raporton “BBC”.

Agjencia turke e lajmeve “DHA” tha se fillimisht korrenti kapi tre fëmijët që po laheshin në pishinë. Më pas, në përpjekje për t’i shpëtuar fëmijët në ujë u hodhën edhe pronari i Aquaparkut, Mehmet Kaya, 58 vjeç dhe dhe i biri i tij, Kadir Kaya, 30-vjeç.

Pesë personat u nxorën nga pishina vetëm pasi u ndërpre energjia elektrike. Ata u dërguan me shpejtësi në spital por nuk u arrit të shpëtoheshin pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.

Dy persona të tjerë që prekën pjesët metalike në anë të pishinës shpëtuan pasi u tërhoqën me shpejtësi.

Është ende e paqartë se si ishte elektrizuar uji.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /tvklan.al