Një peticion i është dërguar Presidentit të Republikës, Ilir Metës për lirimin e 4 protestuesve që mbahen të burgosur pas revoltës në Rrugën e Kombit. Ai  u nënshkrua nga këshilltarët e tre bashkive: Kukës, Has dhe Tropojë. 

“Në vijim të situatës së krijuar pas protestave për anulimin e taksës në Rrugën e Kombit, ne, këshilltarët bashkiakë të Kukësit, Hasit dhe Tropojës, ju kërkojmë si President i Republikës të ushtroni autoritetin tuaj ligjor për lirimin e 4 të burgosurve si dhe ndërprerjen e procedimit penal ndaj protestuesve të tjerë”,

 thuhet ne peticion. /abcnews.al