troisi

Trajneri i Kukësit, Marselo Troizi, e pranon si fatalitet që ndodh, atë që ngjau në stadiumin kombëtar.

I vjen keq që futbolli nuk u luajt deri në fund, por edhe për lojtarin kundërshtar të goditur.

Troizi dyshon se vendimi i gjyqtarit ishte i nxituar.

Trajneri mbetet me shpresë që dënimi i UEFA – s të mos jetë shumë i rëndë.

Gjithçka mund të ndodhë, por gjasat duken të pakta që Kukësi të ketë mundësi të luftojë për të shkuar në play – off.

Tv Klan