Një ngjarje në kufijtë e surreales ka ndodhur pasditen e djeshme në Brazil: Një grua ka futur me karrocë një kufomë në një bankë dhe dyshohet se u përpoq që ai të nënshkruante një hua në emër të saj.

Pamjet tronditëse të bëra publike nga mediat e huaja tregojnë gruan, e cila përpiqej të ia mbajë kokën lart viktimës teksa punonjësit e bankës e pyesin se pse ai duket aq i zbehtë.

Stafi filmoi të gjithë situatën e ndodhur dhe përfunduan duke thirrur ambulancën dhe policinë, teksa gruaja nuk tërhiqej nga qëllimet e saj, i mbante kokën pensionistit të ndjerë duke i thënë: Xhaxha, a po më dëgjon? Duhet ta firmosni. Unë nuk mund ta nënshkruaj këtë për ju.

Pamjet e bëra virale shfaqën gruan teksa i thoshte viktimës që ta kapte fort stilolapsin e tij për të firmosur dokumentin e bankës që ndodhet në Bangu, një lagje në Rio de Janeiro të Brazilit.

Një punonjës banke që ishte dëshmitar i skenës i tha gruas: Unë nuk mendoj se kjo është e ligjshme. Ai nuk duket mirë. Ai është shumë i zbehtë. Pastaj, ajo iu përgjigj duke i thënë se kështu duket gjithmonë, dhe më pas iu kthye viktimës: Nëse nuk je mirë, mund të të çoj në spital. Dëshiron të kthehesh sërish në spital?

Mjekët e ardhur në vendngjarje konfirmuan se pensionisti i ndjerë, Paulo Roberto Braga, 68 vjeç, kishte ndërruar jetë disa orë më parë. Gruaja që e futi në bankë, e identifikuar si Erika de Souza Vieira Nunes, u arrestua në vendngjarje dhe i tha policisë se ajo ishte mbesa e tij, si dhe kujdestarja e tij.

Autoritetet janë duke kontrolluar kamerat për të zbuluar nëse rasti ka të bëjë me një mashtrim të organizuar dhe në të mund të jenë të përfshirë edhe punonjës të bankës. Rezultatet e vdekjes së 68-vjeçarit akoma nuk janë bërë publike.

“Hetimi po vazhdon për të identifikuar anëtarët e tjerë të familjes dhe për të zbuluar nëse ai ishte gjallë kur ishte në proces huaja dhe kur daton”, thanë autoritetet.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, huaja ishte për një vlerë rreth 2 mijë e 500 Euro./tvklan.al