“Presidenti rus Vladimir Putin beson se sulmi amerikan ndaj Sirisë është dhunim i të drejtës ndërkombëtare”. Ky është reagimi i parë i Kremlinit pas nisjes së sulmeve amerikane ndaj Sirisë.

Zëdhënësi i Presidentit Putin, Dmitry Peskov tha se Putin i shikon sulmet “si agresion kundër një shteti sovran”.

Ai tha se Putin besonte që sulmi po kryhej në shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe si pasojë e një preteksti të shpikur.

“Ushtria siriane nuk ka armë kimike”, tha Peskov, duke shtuar se “është monitoruar dhe konfirmuar nga Organizata për Parandalimin e Armëve Kimike”.

Peskov tha se “ky hap shkakton dëme të mëdha në marrëdhëniet SHBA-Rusi, të cilat tashmë janë në një gjendje të mjerueshme.”/tvklan.al