Presidenti amerikan, Donald Trump iu ka thënë zyrtarëve të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) se ka respekt të madh për agjencinë në fjalë, duke hedhur poshtë raportimet se ai është në konflikt me komunitetin amerikan të inteligjencës.

Në vizitën e parë të tij në këtë agjenci qeveritare si president, Trump e ka lavdëruar këtë organizatë duke iu thënë zyrtarëve që kishin dal në punë vetëm të takohen me të, se ai i do ata dhe do t’i përkrahë.

“Unë jam 1000 % me ju”, i ka thënë Trump stafit të CIA-s gjatë vizitës në drejtorinë e agjencisë në Langley, Virgina.

Kohë më parë mediat amerikane kanë thënë se Trump ka zemëruar agjencitë amerikane të inteligjencës pasi nuk ka rënë dakord me përfundimet e tyre se Rusia ka kryer sulme kibernetike ndaj procesit zgjedhor amerikan, me qëllim që ta ndihmojnë atë të fitojë zgjedhjet.

“Më lejoni të them se arsyeja pse ju jeni vizita ime e parë” si president është se unë ju përkrahë dhe respektoj në tërësi, ka thënë presidenti amerikan duke hedhur poshtë raportimet e mediave se ai është në konflikt me komunitetin amerikan të inteligjencës./ tvklan.al