Donald Trump e ka hapur llogarinë e tij në Twitter në Mars të vitit 2009 dhe ka “cicëruar” në këtë rrjet social mbi 34 mijë herë.

Në këto postime janë përfshirë edhe kritikat mbi ish-missin e Venezuelës, sulmet ndaj kundërshtarëve të tij Ted Cruz dhe Hillary Clinton dhe pohimet se Barack Obama e ka përgjuar atë, shkruan The Independent.

“Unë kam mbi 100 milionë ndjekës në Facebook, Twitter dhe Instagram. Nuk kam pse të shikoj në mediat e rreme”, tha ai për Financial Times.

“Nuk i bie pishman për asgjë, sepse nuk mund të bësh asgjë më. Nëse ju i bëni qindra postime dhe ndonjëherë ndonjë të dobët, atëherë kjo nuk është edhe aq keq”, përfundoi presidenti amerikan./tvklan.al