Tarifat e energjisë elektrike për konsumatorin nuk do të ndryshojnë as këtë vit. Ka qenë vetë ministri i energjisë Damian Gjiknuri, i cili në një bashkëbisedim me gazetarët ka sqaruar se qeveria nuk ka mundur dot të ndryshonte çmimin, por po ashtu as të përmbushë premtimin në programin e saj për të ulur TVSH-në nga 20 në 6%. Ai e la të hapur këtë masë për mandatin tjetër.

Sa i përket nismës së marrë dy vite më parë për të vendosur matësit SMART, ministri sqaroi se  Damian Gjiknuri raportoi dhe rezultatet e sektorit energjetik për vitin që shkoi. Niveli i humbjeve në këtë sektor rezultoi më i ulëti në 26 vitet e fundit ndërsa arkëtimet kapën vlerën 126 miliard lekë./ TV KLAN