163 kilogramë kanabis janë sekuestruar nga policia në tre aksione të ndryshme në Fier, Skrapar e Gjirokastër. Blutë e Fierit në operacionin e koduar “Kurtaj” kanë arrestuar dy vëllezërit Altin dhe Teli Shyti banues në Roskovec.

Në banesën e tyre u gjetën 86 kilogramë kanabis e futur në 5 thasë plastike dhe një automatik kallashnikov. Nga veprimet e para hetimore droga dyshohet se do të trafikohej në Itali.

Mbi vëllezërit Shyti janë ngritur akuzat e trafikut të drogës dhe armëmbajtjes pa leje.

Në Skrapar në një tunel në fshatin Strot u gjetën 72 kilogramë kanabis.

Droga u sekuestrua ndërsa janë në hetim dy banorë të zonës të cilët dyshohet se janë poseduesit e saj.

Ndërsa në Gjirokastër në fshatin Kolonjë u arrestua Muzafer Shkrepa. Në stanin e 61-vjeçarit u gjetën rreth 5 kilogram kanabis e futur në një bidon plastike.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/1965705177049177/