Efektivi i FNSH-së Ardian Kodra, i cili u vra ditën e djeshme në krye të detyrës gjatë një operacioni policor është shpallur dëshmor i atdheut.

Shpallja e tij dëshmor u bë me propozim të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në orën 17:00 Kodrës pritet t’i akordohet  edhe “Dekorata e Artë e Shqiponjës” nga Presidenca.

Efektifi i Forcave të Ndërhyrjes së shpejtë u qëllua me armë nga David Qosja, 30 vjeç, i cili njihet si person me probleme mendore./tvklan.al