Të huajt paguajnë taksën në Shqipëri, preken dhe emigrantët

Emigrantët dhe të huajt që investojnë dhe kanë ngritur biznese do të tatohen në Shqipëri e jo ne shtetin ku jetojnë, nëse ato figurojnë si rezidentë në vendin tonë.

Kjo është parashikuar nga udhëzimi i Ministrisë së Financave për shmangien e tatimit të dyfishtë, i cili synon të shmang evazionin fiskal.

Sipas draftit të hedhur për konsultim, mes shteteve do të firmoset marrëveshja pёr tatimet mbi tё ardhurat dhe mbi kapitalin.

Thënë ndryshe, tatimi do të aplikohet në atë shtet në të cilin tatimpaguesi është rezident pavarësisht se të ardhurat janë krijuar në një shtet tjetër.

Pra, nëse një artist realizon tё ardhura nga njё koncert qё realizohet nё njё shtet të caktuar, sipas parimit tё burimit duhet tё tatohet nё kёtё shtet, pavarёsisht se artisti ёshtё rezident tatimor nё njё shtet tjetёr tek i cili deklaron dhe tatohet nё shkallё globale. Pjesë e tatimit janë bizneset, personat që iu tatohen pasuritë e paluajtshme.

Nga ana tjetër, tatimi i dyfishtë mund të lindë gjithashtu kur të dy shtetet pretendojnë se një person fizik ose një entitet konsiderohet rezident në të dy shtetet.

Ndërkohë referuar dispozitave të marrëveshjeve synohet eliminimi i tatimit të dyfishtë duke përcaktuar se cili nga shtetet kontraktuese ka të drejtën për të tatuar apo të ndajnë këtë të drejtë ndërmjet të dyja shteteve, duke i akorduar njё tarifё tatimi tё reduktuar njërit tatim, të cilin shteti tjetër e njeh duke lejuar kreditimin e tij, apo duke e përjashtuar tё ardhurën nga tatimi nё shtetin tjetёr.

Për investimet pasive ose të ardhurat e portofolit që rrjedhin nga zotërimi i pasurisë dhe që gjenerojnë: interesa, dividentë ose honorare të paguara nga një person ose entitet në shtetin e burimit.

Për të ardhura nga një biznes i ofrimit të shërbimeve, nëse i atribuohen ose jo një selie të përhershme të jorezidentit në shtetin e burimit.

Për të ardhura nga drejtimi i bizneseve të tjera, pavarësisht nëse i atribuohen ose jo një selie të përhershme të jorezidentit në shtetin e burimit.

Për të ardhura nga ofrimi i shërbimeve si punonjës që ushtrohen në shtetin e burimit.

Për të ardhura nga fitimet e realizuara nga jorezidenti në shtetin e burimit.

Tv Klan