Tifozët zgjodhën 11-shin ideal të vitit në sondazhin e zhvilluar në faqen zyrtare të UEFA-s. Më shumë se 7 milionë votues preferuar një formacion të përbërë nga futbollistë më së shumti të kampionatit spanjoll, por figurojnë edhe nga ai italian dhe gjerman. Real Madrid ka 4 lojtarë, ndërsa 3 të tjerë janë të Barcelona. Në formacionin ideal me reshtimin 4-3-3 janë edhe lojtarë nga Juventus, Bayern Munchen dhe Atletico Madrid.

Porta mbrohet nga Buffon. Në repartin e mbrojtjes janë Ramos, Pique, Bonucci dhe Boateng. Mesfusha përbëhet nga Iniesta, Kroos dhe Modric. Në sulm janë finalistët e Topit të Artë, Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Antonie Griezmann. Votuesit më të shumtë janë nga Europa, 48% e tyre, ndërsa ekipi i preferuar është Real Madrid thuajse çerekun e pëlqimeve.

Tv Klan