371 milionë euro do të shpërndajë UEFA për finalistët e Euro 2020. Shpërblimi u miratua në kongresin e zakonshëm të mbajtur në Bratislavë. UEFA e rriti me 23% shumë nga Europiani i kaluar ku mori pjesë edhe Shqipëria. Secili finalist do të përfitojë 9 milionë e 250 mijë euro.

Çdo fitore në fazën e grupeve do të shpërblehet me 1 milionë e gjysmë euro, ndërsa barazimi me 750 mijë. Kampioni i Europës do të marrë 10 milionë euro dhe shuma totale do të shkojë në 34 milionë nëse i fiton të gjitha ndeshjet.

Në kongresin e UEFA-s u vendos edhe shpërndarja e rreth 14 milionë euro për secilën federatë gjatë periudhës 2020 – 2024. Këto para shpërbejnë për përmirësimin e infrastrukturës sportive.

Tv Klan