Inteligjenca britanike: Humbjet në rajonin e Kharkiv mund të dëmtojne operacionin luftarak të Kremlinit

Ukraina akuzoi ushtrinë ruse për sulmimin e infrastrukturës civile në rajonin e Kharkiv. Zyrtarët ukrainas thanë se objektivat e sulmeve hakmarrëse përfshinin një termocentral në Kharkiv dhe shkaktuan ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike.

“Nuk ka objekte ushtarake, qëllimi është t’i privojnë njerëzit nga drita dhe nxehtësia,” u shpreh se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Tëitter. Moska mohon që forcat e saj të kenë shënjestruar qëllimisht civilët. Zelensky e ka përshkruar ofensivën e Ukrainës në verilindje si një përparim të mundshëm në luftën gjashtëmujore dhe tha se dimri mund të ketë përfitime të mëtejshme territoriale nëse Kievi merr armë më të fuqishme.

Përfitimet e Ukrainës janë të rëndësishme politikisht për Zelenskiy, pasi ai kërkon të mbajë Evropën të bashkuar pas Ukrainës  duke furnizuar armë dhe para  edhe pse një krizë energjetike po afrohet këtë dimër. Heshtja pothuajse totale e Moskës për humbjen  ose ndonjë shpjegim për atë që kishte ndodhur në Ukrainën verilindore  provokoi zemërim të konsiderueshëm midis disa komentatorëve pro luftës dhe nacionalistëve rusë në mediat sociale. Disa i bënë thirrje presidentit Vladimir Putin që të bëjë ndryshime të menjëhershme për të siguruar fitoren përfundimtare në luftë. 

Ministria britanike e mbrojtjes raporton se luftimet vazhdojnë rreth Izium dhe qytetit të Kupiansk, qendra e vetme hekurudhore që furnizon vijën e frontit të Rusisë në verilindje të Ukrainës, e cila është rimarrë nga forcat e Ukrainës.

Ndërsa lufta hyri në ditën e saj të 200-të, Ukraina mbylli gjatë fundjavës reaktorin e fundit operativ në termocentralin më të madh bërthamor të Evropës për t’u mbrojtur nga një katastrofë ndërsa luftimet po zhvillohen aty pranë. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se një linjë rezervë energjetike për termocentralin ishte rivendosur.

Presidenti francez Emmanuel Macron i tha Putinit në një telefonatë se pushtimi i uzinës nga trupat ruse është arsyeja pse rrezikohet siguria e saj. Nga ana tjetër Franca tha të dielën se do të nënshkruajë një marrëveshje me Rumaninë për të ndihmuar në rritjen e eksporteve të grurit ukrainas. 

Klan News