Eksportet kanë vijuar të tkurren ndjeshëm në muajn Mars. Sipas publikimit të fundit të INSTAT eksportet e mallrave në Mars arritën vlerën 33 mld Lekë, duke u ulur me 21%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u rritur me 3,4%, në krahasim me Shkurt 2024.

Gjatë këtij muaj, në uljen e eksporteve prej 21%, negativisht kanë ndikuar grupet: “Tekstile dhe këpucë” me -7,2%, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -5,8 pikë përqindje, Materiale ndërtimi dhe metale” me -4,6 pikë përqindje etj.

Eksportet, gjatë këtij tremujori janë ulur me 22,3 %, krahasuar me një vit më parë.

Sipas INSTAT edhe importet për muajin Mars janë ulur me 7% në krahasim me një vit më parë, duke arritur vlerën 75 mld Lekëve, dhe duke u rritur me 1,3%, në krahasim me Shkurtin e 2024-ës.

Grupet që kanë ndikuar në uljen e importeve gjatë marsit janë grupet minerale lëndë djegëse, “Produkte kimike dhe plastike” si dhe “Materiale ndërtimi dhe metale”. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +2,7 % dhe “Ushqime, pije, duhan” me +2,0%.

Defiçiti tregtar i këtij muaji është 42 mld Lekë, duke u rritur me 8,3 %, krahasuar me vitin e shkuar, por është ulur me -0,4 %, në krahasim me Shkurtin e këtij viti.

Klan News