komisioni

Pijet energjike do të vijojnë të tregëtohen me akcizë ndonëse qeveria kishte kërkuar heqjen e kësaj takse.

Në diskutimin nen për nen të paketës fiskale Komisioni i Ekonomisë refuzoi zerimin e kësaj takse, por pranoi ta ulë atë nga 50 në 30 lekë për litër.

Ministria e Financave në relacionin e saj kishte argumetuar se përjashtimi nga akciza i pijeve energjike është standart evropian, ndërsa për ekspertët  ligji për Akcizën, në fakt për një vend si Shqipëria me statusin e vendit kandidat për në Unionin Europian, del në kundërshtim me një marrëveshje të hyrë në fuqi 8 vjet më parë, pikërisht duke diskriminuar subjektet e huaja dhe favorizuar pseudo-prodhues dhe falsifikues të pijeve energjike.

Madje disa nga ekspertët thonë se të ardhurat e marra nga akciza e këtyre pijeve, siç rezulton nga janari i këtij viti e deri tani, janë të papërfillshme.

Gjatë diskutimit në tërësi të buxhetit, Komisioni pranoi edhe propozimet e disa institucioneve për shtesë fondesh, mes të cilave edhe të institucionit të Presidentit të Republikës.

Shtesë fondesh u akorduan edhe për kuvendin e Shqipërisë dhe disa institucione të tjera.

Tv Klan