Manchester United mposht Arsenalin, koleksionon fitoren e katërt radhazi


Shpenzimet në merkaton e verës kanë nisur të japin frytet e para te Manchester Junajtid. Pas një starti aspak të mirë të kampionatit, “djajtë e kuq” kanë koleksionuar fitoren e katërt radhazi, në 6 javët e para të Premier League. Junajtid mposhti në mënyrë fantastike, 3-1 Arsenalin, skuadër që deri më tani po kalonte formën më të mirë në kampionat. Antony debutoi me gol në ndeshjen e parë me Junajtid, duke dërguar në fundin e rrjetës një aksion model të shokëve të skuadrës.

Një gol që i drejtoi skuadrat drejt dhomave të zhveshjeve me avantazhin 1-0 të Junajtid, që në pjesën e dytë aktivizoi edhe Cristiano Ronaldon. Ndryshim që ndikoi për mirë te Arsenal, që gjeti golin e barazimit momental 1-1 me autor Saka.

Gjithsesi, Junajtid reagoi shpejt, duke marrë epërsinë me Rashford. Anglezi u tregua i ftohtë pas asistit fantastik të Bruno Fernandes.


Goli që vulosi fatet e sfidës në 3-1 mban sërish firmën e sulmuesit të “tre luanëve”, këtë herë i shërbyer nga Eriksen. Me këtë triumf Junajtid ngjitet në kuotën e 12 pikëve në vendin e pestë, teksa Arsenal gjendet e vetme në krye me 15 pikë.

Klan News