Të paktën 2 persona humbën jetën dhe 3 të tjerë rezultojnë të zhdukur në Meksikë, si pasojë e uraganit Newton që goditi të martën vendin.

Trupat e viktimave u gjetën në një plazh, të nxjerrë nga deti. Së bashku me personat e zhdukur, ata ishin pjesë e një ekuipazhi të një barke peshkimi, që u përmbys në Gjirin e Kalifornisë, në perëndim të Meksikës.

Stuhia e fuqishme më pas preku tokën, duke shaktërruar gjithçka i doli përpara.

Autoritetet njoftojnë se “Newton” është një uragan i kategorisë së parë, me shpejtësinë e erës që arriti deri në 150km/h.

Uragani pritet t’i drejtohet Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe pse me një forcë goditëse më të vogël. Gjithsesi autoritetet amerikane dhanë alarmin, pasi Newton mund të rifitojë forcën në Oqean e të kthehet sërish në rrezik maksimal.

Tv Klan