Begaj: Të festojmë me besim te zoti për një të nesërme më të mirë

Teksa besimtarët katolikë, kremtojnë anë e mbanë botës festën e Pashkës, këtë të dielë nuk kanë munguar urimet edhe nga krerët më të lartë të shtetit. Presidenti Bajram Begaj uroi për një të ardhme më të mirë, besim dhe shpresë te zoti, nga Katedralja e Shën Palit në Tiranë.

“Nga katedralja e Shën Palit uroj të gjithë besimtarët gëzuar Pashkën e Shënjtë. Kjo ditë na kujton se ne duhet të kthejmë sytë tek dashuria për zotin, të frymëzimi për të pasur më shumë shpresë bësim dhe dashuri. Të punojmë për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, për vendin tonë.”

Kryeministri i Edi Rama, ka uruar besimtarët me një postim në faqen zyrtare në “Facebook”.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, në mesazhin e saj, thekson se “Jezusi krijoi shembullin e madh të dashurisë, shërbimit dhe kryqëzimit për të tjerët dhe gëzimi i Pashkës sipas saj do duhet të na frymëzojë drejt një misioni universal.

Ndërsa Kryebashkiaku Erion Veliaj, këtë vit i uroi Pashkët nga spitali, përmes një fotoje me të birin.

Klan News